English

Vlerësimi i administratës në Bashkinë e Tiranës bëhet mbi bazën e angazhimit dhe të performancës.

Lulzim Bashanjë takim me studentët në lidhje me prioritetet dhe programin e punës së bashkisë për zhvillimin e qytetit ka pohuar se vlerësimi për administratën e bashkisë së Tiranës do të bëhet mbi bazën e performancës dhe jo sipas kriterit politik.
“Një nga angazhimet e mia të para është që bashkia të punojë 100 përqind në shërbim të qytetit dhe kreu i bashkisë, po ashtu. Ky mbetet kriteri themelor që kam në punën time të përditshme dhe vlerësimi i administratës bëhet mbi bazën e angazhimit dhe të performancës. Ne synojmë shkallë angazhimi në dobi të qytetarëve dhe cilësia e shërbimit do të jetë matësi kryesor. Kriteri politik jo kriter bazë për vlerësimin e administratës” - është sshprehur kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Ndërsa në lidhje me protestën e ish - punonjësve të bashkisë të cilët pretendojnë që u larguan mbi bazën e kriterit politik, ai nuk u ndal fare, por theksoi gjithnjë e më teper rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës.

KOMENTE