Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarri në nënstacion lë pa drita qytetin e Gjirokastrës
English

Zjarri në nënstacion lë pa drita qytetin e Gjirokastrës

Gjirokastër nënstacioni i vjetër elektrik është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm duke lënë pa energji elektrike pjesën më të madhe të qytetit. Zjarri ka përfshirë 8 kabina të nënstacionit i cili mbulon 80 përqind të qytetit me energji elektrike si dhe të gjitha fshatrat dhe komunat e rrethit të Gjirokastrës.

Shkaku i këtij zjarri i cili tashme ka nxjerrë jashtë funksionit këtë nënstacion mendohet të jenë emperaturat e ulta të ditëve të fundit si dhe mbingarkesat në rrjetin e energjisë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes në kohë të repartit zjarrëfikës, flakët kanë shkrumbëruar pjesën më të madhe të kabinave elektrike.

Ky sistem është ndërtuar që në kohën e luftës në Shqipëri dhe si pasojë e rrjetit të vjetër dhe të armotizuar ka sjellë jo rrallë probleme me furnizimin me energji elektrike në qytet. Gjatë viteve të kaluara ky nënstacion ka shënuar mjaft probleme në rrjet, ndërkohë që është përmbytur disa herë edhe nga vërshimet e lumit Drino.

KOMENTE
  • Ylber Zenuni12:34 - 19 Janar 2012
    SI KA MUNDESI ME QENE AQ I VJETER SE PASKA NDERTU SALA TE RI DHE MODERN