Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brohoritje antishqiptare nga lojtarët e Maqedonisë
English

Brohoritje antishqiptare nga lojtarët e Maqedonisë

Dënohen nga lëvizja qytetare ZGJOHU brohoritjet skandaloze të tifozëve të kombëtares së Maqedonisë në hendboll në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e mëhershme në kampionatin evropian në hendboll që mbahet në Serbi.

Gjersa në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njëjtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bullgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik i Bullgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhe pse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë.

Edhe më skandaloze ishte brohoritja e një këngë në të cilën ofendohen shqiptarët pas përfundimit të ndeshjes nga ana e lojtarëve të kombëtares së Maqedonisë në hendboll bashkë me tifozët. Presim që Ministria e Punëve të Brendshme të nisë procedurën për nxitje të urrejtjes ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme. Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënojë këto thirrje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve.

ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtares së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupit së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja.

KOMENTE