English

Shihni brenda ndërtesave përmes Google Street Views

Google pas projektit Steet View do të mundësojë që nëpërmjet kësaj të shihet edhe brenda dyqaneve dhe ndërtesave të tjera të biznesit. Street View u jep mundësinë përdoruesve të hartës që të shohin pamje në 360 gradë.
Fillimisht kjo po bëhet për ndërtesat në Londër Paris dhe disa qyteteve në Japoni, Australi, Zelandën e Re dhe SHBA.
Google për të mbrojtur privatësinë do të përdori foto pa njerëz brenda ndërtesave dhe procesi do të bëhet në mënyrë vullnetare. Kompania ka bërë të ditur se tani ka nisur procesi i dërgimit të fotografëve për marrjen e pamjeve.

KOMENTE