Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur nuk duhet të nisni dietën ?
English

Kur nuk duhet të nisni dietën ?

Kur vishemi dhe kemi pak minuta më tepër para pasqyrës themi: jam shëndoshur, do filloj dietën, ose në shumë raste të tjera, por ka disa momente jo të përshtatshme për të filluar një dietë. Duhet të dini cilat janë disa nga këto momente, sepse mund të ndodhi e kundërta e asaj që ju dëshironi të arrini me mbajtjen e dietës, mund të mërziteni; apo zhgënjeheni dhe të mos e gjeni më dëshirën dhe guximin për të filluar një regjim të ri.
Prandaj, fiksoni mirë 6 rastet kur nuk duhet ta mendoni të mbani dietë. Kështu, mos mbaj dietë nëse…

... sapo je ndarë nga një lidhje
Në këtë situatë, trupi është i dobët, njësoj si pas një gripi të keq. Prandaj nuk do ishte shumë e mirë për ju dhe organizmin tuaj që, menjëherë pas një krize mërzie apo depresioni, të mbani dietë.

... je ftuar për drekë
Apo po pret ditën e një feste, në këtë rast, mbaje dietën një herë tjetër, në një moment
më të përshtatshëm. Sepse, edhe pa vetëdi¬je bëhen shumë shkelje 'të vogla' që rrezikojnë të zbehin rezultatet e arritura.

... koha është e keqe
Kur prishet koha, trupi sekreton më shumë Acht, një harmon që rrit ankthin dhe zvogëlon prodhimin e endorfinave (substanca që të bëjnë të ndihesh mirë).

... duhet të bësh një test ose provim
Kur je shumë e ngarkuar, trupi vë në lëvizje adrenalinën, harmon që nevojitet për të nxjerrë jashtë të gjitha energjitë që kemi, dhe sjell dëshirën për të ngrënë, mbi të gjitha ëmbëlsira.

... pret ciklin
Në këtë periudhë trupi ka nevojë për hekur, vitamina dhe kri¬përa minerale, por këto elementë mund të ndodhen edhe në ato ushqime të cilat janë armike të linjave, siç janë p.sh., ëmbëlsirat, çokollatat, djathërat etj.

... po shkon me pushime
Pushimet dhurojnë disa ditë të qeta, prandaj do e keni shumë të lehtë të tundoheni nga ushqimet e ndryshme.

KOMENTE