Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në takimin zyrtar Imami - Poposki, mungon flamuri kombëtar shqiptar
English

Në takimin zyrtar Imami - Poposki, mungon flamuri kombëtar shqiptar

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, ka kryer një vizitë zyrtare gjatë ditës së premte në Maqedoni, ku është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë MPJ Nikola Poposki.
Por diçka ka ndodhur në këtë vizitë që është cilësuar një skandal ndërkombëtar.
Siç njofton portali "LajmeShqip", në tryezën e takimit dhe në zyrën e shefit të diplomacisë maqedonase, mungon simboli kombëtar shqiptar, flamuri kuqezi, i cili si çdo takim protokollar mes dy delegacionesh duhet të jetë i pranishëm gjatë bisedimeve mes delegacioneve.

Zyra e ministrit Poposki ishte e pajisur me flamurin e madh të Maqedonisë dhe atë të Bashkimit Evropian, por jo atë shqiptar. Kjo nuk ishte skandali i vetëm, me delegacionin shqiptar të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes Imami, i cili, pasi e ka pritur në këmbë shefin e diplomacisë maqedonase për disa minuta, është “rreshtuar” në tryezën e bisedimeve sikur të ishte një vartës i shefit të diplomacisë maqedonase Nikola Poposki. Ministri Maqedonas ishte ulur në krye të tavolinës dhe jo përballë delegacionit shqiptar, siç ndodh zakonisht në takimet zyrtare shtetërore të nivelit të lartë.

KOMENTE
  • Erdogan Rexhepi16:17 - 22 Janar 2012
    Me pas kon si Arber Imami kurr sja kisha rras mo poposkit po aj ma shka se shkau osht , mut i dhjenosht aj