English

(VIDEO) Si do proçedohet kredia për studentët

417

Ministria e Arsimit së bashku me një nga Bankat europiane ka nisur një reformë të re, atë të dhënies së kredive për studentët familjeve në nevojë. Duke ndjekur modelin hungarez, këta student do të tërheqin kredinë e tyre në bankë dhe do t`jua kthejnë shtetit vetëm kur të kenë filluar punë. Sipas përllogaritjeve, një ish-student pasi të jenë punëuar do t`i rikthejë kredinë shtetit mbi 5000 lekë në muaj.
Edhe pse studentët e njohin pak këtë reformë, ata thonë se vazhdimi i studimeve kushton çdo vit e me më tepër duke e parë kredidhënien si një mundësi për të mbyllur me shpezimet e tyre universitetin.
Kredia studentore do të nisë të aplikohet në vitin e ri akademik 2012-2013. Ndërsa tani, është faza e konsultimeve të ekspertëve dhe përgatitja e paketës së plotë të këtij udhëzimi.

KOMENTE