Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarimi individual i të ardhurave
English

Deklarimi individual i të ardhurave

Sipas gazetës "Shqip", projekti është dorëzuar këto ditë në Kuvend ku pritet të marrë formën e plotë, ndërsa mësohen detajet e reformës së re fiskale.

Paketa me propozime përmban disa pika tepër të rëndësishme për zbatimin në praktikë të deklarimit të të ardhurave, jo vetëm nga shtetasit shqiptarë, por edhe të huajt që punojnë në vendin tonë.

Madje, referuar dokumentit zyrtar të Financave, në skemën e deklarimit të të ardhurave do të jenë edhe emigrantët shqiptarë. Deklarimi do të kryhet për herë të parë brenda muajit shtator 2012, ndërsa në vijim, brenda muajit prill të çdo viti.

"Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit, por që mund të vijnë në periudha më të shkurtra se 183 ditë në Shqipëri (pra nuk bëhen rezidentë fiskalë) dhe që krijojnë të ardhura në vendin tonë do të jenë deklarues të të ardhurave vjetore”, thotë Ministria e Financave, duke sqaruar më tej, se pa një përcaktim të tillë, kjo kategori deklaruesish do të mbetej problematike në terren".

Mund të thuash se janë të paktën 500 mijë emigrantë aktivë, pra forcë punëtore në vendet e huaja, por nuk ka shifër të përafërt se sa prej tyre sigurojnë të ardhura edhe në Shqipëri.

Duke iu referuar skemës, mjafton që një emigrant të ketë lëshuar ambiente me qira, apo të ketë një aktivitet, të menaxhuar nga të afërmit, pra siguron të ardhura, që kjo kategori të jetë pjesë e ligjit të deklarimit. Megjithatë, për të qenë pjesë e reformës, ministria dhe tatimet kanë vendosur disa kushte.

Për të deklaruar “pasurinë”, në radhë të parë duhet të kesh të ardhura bruto mbi 2 milionë lekëvit. “Shuma e vendosur si prag deklarimi do të shërbejë për vitet e para të reformës. Do t’i shërbejë një administrimi më të mirë, me një numër më të kufizuar deklaruesish”, thotë ministria, duke paralajmëruar se kufiri mund të ndryshojë në vitet në vijim, në varësi të ecurisë së procesit dhe të edukimit të individëve deklarues.

Në ligjin e mëparshëm, kufiri i pragut të deklarimit ishte 200 mijë lekëvit, por USAID dhe Tatimet propozuan rritjen e masës për shkak se prekeshin një numër mbi 1.2 milionë individësh, duke e bërë procesin tepër të vështirë për ta përballuar. Me kufirin e ri, prej 2 milionë lekësh në vit, pritet një numër deklaruesish të paktën 450 mijë.

Pragu 2 milionë lekëvit do të thotë që një individ të ketë të ardhura 166 mijë lekë në muaj. Në bazë të të dhënave, për vitin 2009, paga mesatare për një punonjës të administratës shtetërore ka qenë 40 874 lekë në muaj.

Qëllimi i skemës është identifikimi i individëve që nuk kanë paguar taksat, duke i detyruar të shlyejnë 10% tatim mbi të ardhurat.

Megjithatë, deklarimin mund ta bëjnë edhe individët me të ardhura vjetore deri në 1 milionë e 50 mijë lekë, duke i dhënë mundësi të përfitojnë nga shpenzimet e zbritshme dhe në përfundim, në rast se kanë paguar më tepër, shteti i rimburson.

Po cilat janë shpenzimet e zbritshme? Në ligj janë vendosur kontributet vullnetare në fondin e pensionit vullnetar, shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, si dhe shpenzimet për mjekim, ajo pjesë e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Për këtë kategori shpenzimesh janë vendosur limite. Për kontributet në pensionet vullnetare njihet si shpenzim vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% e të ardhurave vjetore bruto. Nëse anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal është vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 250 mijë lekë me 25% të të ardhurave vjetore bruto.

Në nenin 2 të projektligjit propozohet e drejta e deklaruesit për të bërë dy herë korrigjime, brenda tre muajve nga dorëzimi i deklaratës në tatimet, ndërsa herën e tretë, ndëshkohet me gjobë.
(top channel)

KOMENTE