Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imuniteti i 3 deputetëve shqyrtohet të premten
English

Imuniteti i 3 deputetëve shqyrtohet të premten

Pas debateve të shumta mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, këshilli vendosi që ditën e premte në orën 10:00 të nisë procedurën për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë duke dëgjuar edhe shpjegimin e tyre.

Kryetarja e Parlamentit u shpreh: "Ka kaluar një vit që nga 21 janari dhe Kuvendi ka qënë në pritje për një kërkesë të prokurorisë për të hetuar planifikimin dhe organizimin e sulmit të egër ndaj kryeministrisë.
Kur bëhet kërkesë për autorizim për procedim penal, Kuvendi nis menjëherë procedurën. Kjo mbledhje është thirrur për t`i bërë të njohur anëtarët e këtij këshilli dosjet e sjella pas një viti nga Prokuroria e Përgjithshme. Deputet janë lajmëruar, do zbatohet rregullorja. Kuvendi do të japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim të gjithanshme të asaj dite të zezë të 21 janarit të një viti më parë. Them të zgjedhim relatorët që të hartojnë raportin dhe nesër të thërrasim njërin nga këto tre deputete për të dhënë mundësi në respekt të rregullores për të dhënë shpjegimet e tyre" është shprehur Jozefina Topalli.
Ndërsa Gramoz Ruçi është shprehur që dhe vetë deputetët të njihen me materialet e mbërritura.
"Nuk kemi asnjë vërejtje, pasi jemi të qartë që si ata dhe të gjithë ne, veprimtaria jonë ka qenë në përmbushje të plotë të ligjeve dhe të drejtës që siguron Kushtetuta. Meqë hetimi duhet të prekë politikën, ka radhë dhe hetimi nis nga ata që dhanë urdhër, ata kanë emër të përveçëm kryeministri dhe ish ministri i brendshëm. Jemi ne që në shtator që kemi çuar një pakt dhe pika 9 i këtij pakti thotë që ne do të dorëzojmë mandatin tonë për çështjet që hap prokuroria duke filluar nga 21 janari dhe për çdo çështje tjetër"
Por reagimi i kryetares ka qënë i menjëhershëm lidhur me moszvarritjen e çështjes: "Nuk jam dakort me Ruçin që thotë që nuk do të rrimë pa gjumë për të lexuar dosjen por edhe pa gjumë mund të rrini pasi e keni për detyrë dhe keni lënë pa gjumë gjithë Tiranën një vit më parë. Drejtësia do të bëhet, unë nuk jam për ta shtyrë procesin, unë jam për ta vazhduar atë" ka reaguar kryetarja Jozefina Topalli.

KOMENTE