Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aleanca Kuqezi ka nisur një tjetër betejë me qeverinë, atë për varrezat e reja greke
English

Aleanca Kuqezi ka nisur një tjetër betejë me qeverinë, atë për varrezat e reja greke

Aleanca Kuqezi ka nisur një tjetër betejë me qeverinë, atë për varrezat e reja greke, vendimin për të cilat qeveria e mori pak ditë më parë.
429
Aleanca Kuqezi ka shprehur të enjten indinjatën e saj, pasi, siç thotë ajo, vendimi për varrezat është një tjetër kapriço që i plotësohet qeverisë greke.

“Vendimi i kryeministrit Berisha për varrezat greke u firmos 10 ditë më parë. Vendimi i kryeministrit është një haraç ndaj Athinës zyrtare”, ka deklaruar Aleanca.

Grupimi i drejtuar nga Kreshnik Spahiu ka kujtuar dënimin që gjykata i bëri pak ditë më parë kreut të Omonias, Naum Disho, për zhvarrimet, si dhe padrejtësitë e Greqisë ndaj popullit çam.

“Qeveria t’i kërkojë Athinës të drejtat për çamët. Greqia duhet të dëmshpërblejë viktimat e masakrave ndaj çamëve”, ka shtuar Aleanca.

Replikat mes AK dhe qeverisë vijnë në një moment kur tensioni mes tyre është më i lartë se kurrë, pasi mazhoranca miratoi të mërkurën vendimin për nisjen e proçedurave për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së.

Mazhoranca pretendon se Spahiu e ka kthyer këtë post në një bazë për krijimin e një partie të re, duke kryer lobime në Nju Jork, Londër, Romë, etj.

Nga ana e tij, Spahiu deklaroi po të mërkurën në komisionin parlamentar të ligjeve se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur këtë ndërhyrje, sipas tij joligjore, të qeverisë në sistemin e drejtësisë.

KOMENTE
  • Petrit Ferhati22:29 - 26 Janar 2012
    Do te pershendesnim me gjithe zemer clindo shoqate apo parti politike qe te mbronte te drejtat e Camerise ne Greqi apo te shqipetareve kudo qe ndodhen. Ne qofte se Spahiu dhe Topi leshi do te ja u kishin pa hile ketije populli, vertete do te na kishin krahe kurdohere. Por keta plehera i bene rrush e kumbulla leket e taksapaguesve shqipetare duke i shpenzuar per te paguar njerez ne tubime dhe duke krijuar nje parti te vetme nga tre qe u shkrine. DMTH. Mjaft + G99 = Aleanca koqe Zi. Topi dhe Spahiu paten te gjithe kohen e nevojshme per te punuar ne drejtimin e shtetit dhe te drejtesise, keta plehera ne kohen qe paguheshin nga shteti dhe populli shqipetare, ndertonin magazinat madheshtore te partive te tyre, dhe menduan se tani ja hodhen. Kujtojne se populli eshte produkt dhe mund te magazinohet kur te duan keta plehera. Kurre nuk ju ka shkuar nder mend se keta do perfundojne si si partia Ngjeles qe tha se do ti jap vendit 13 000 deshmore vetem te ike Saliu. Ashtu si gjithe bota dhe Shqiperia duhet te beje rotacion politik dhe qeveritare. Pa i thoni popullit ju o plehera faqezi: A ka besim populli ne doren tuaj kaq te ndyre? Edhe pse ishit vetem bishti ... shetitet gjithe boten me leket e shqipetareve. Po te ishit ju komanduesit e gjithe vendit çdo te benit? Mjaft me kaq se ju jeni veshtirosur shqipetareve. Ne shqiperi ka politikane te djathte dhe te majte, por edhe pse eshte i majte, kur behet fjale per persona me karakter aty ndalohet dhe thuhet: Bravo le te jete i majte apo i djathte.... x ... eshte me karakter dhe i kompletuar. Ju mungon Karakteri shoqates se bere Top e Lesh bashke.. Lereni shqiperine te vazhdoje zhvillimin e saj modest, lereni shoqerine shqipetare. Ju o faqezi kujtoheni per te bere diçka qe mendoni te ju shpetoje kur ju ka hyre uji tek by... Jo kolopuça se jeni te vegjel te hipotizoni nje popull. Megjithese i vuajtur, populli jone eshte shume i prirur te dalloje mire nga vjen ere zjarr dhe tradheti, sepse vertete ka pare tmerr prej ketyre. Hajt gjume te embel.