English

Mënyra e shtrëngimit të dorës na jep shumë informacion për personin tjetër

"Ask Men" ka kryer një studim shkencor lidhur me mënyrën se si një burrë të shtrëngon dorën gjatë një takimi, gjë që mund të jetë e barabartë me informacionin që marrim nga mënyra e veshjes apo mënyra e të folurit.
Në teori, forca dhe vendosmëria e një personaliteti janë proporcinalë me forcën e shtrëngimit. Nëse shtrëngimi i dorës është i fortë atëherë edhe personaliteti është i tillë. Nëse një burrë të jep dorën lehtë dhe rreket ta përfundojë sa më shpejt këtë gjest takimi, atëherë kemi përballë një person që mund të sillet pikërisht në këtë mënyrë, një person që i largohet përgjegjësive, detyrave dhe përballjeve me të tjerët.

Megjithatë e gjithë sa thamë më lart nuk duhet të merret shabllon, sepse sipas studiuesve ka persona që kur të japin dorën e shtrëngojnë fort, dhe kjo ka si qëllim për të fshehur një personalitet të brishtë...ashtu sikurse ka edhe shtrëngim dore të lehtë dhe kjo është një shenjë arrogance, që tregon një djalë apo një burrë ndaj personit që ka përballë.

KOMENTE