Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Oscar Scalfaro
English

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Oscar Scalfaro

Oscar Luigi Scalfaro, Ish-presidenti i Italisë midis viteve 1992-99, ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në banesën e tij në Romë.

Lajmi u bë i ditur disa orë me vonesë nga burimet zyrtare. 93-vjeçari mbajti detyrën më të lartë të shtetit Italian në atë periudhë.

Scalfaro është një figurë që e ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e tij në politikë, pasi që në vitin 1946 u zgjodh në Asamblenë Kushtetuese. Në pesë dekadat e jetës së tij politike, Scalfaro mbajti disa herë detyrën e Ministrit dhe ishte një Senator i përjetshëm.

Ai u zgjodh President i Italisë në një moment kritik në jetën e vendit, menjëherë pas atentatit që i mori jetën gjykatësit Falcone në vitin 1992 dhe udhëhoqi një luftë të vendosur kundër mafias siçiliane.

KOMENTE