English

Aksident në Florida. Dhjetra të vrarë dhe të plagosur

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në një autostradë të Floridës.


Mbi dhjetë automjete kanë qenë të përfshira në aksident, disa prej të cilave kanë shpërthyer në flakë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mjegulla në rrugë dhe tymi nga një zjarr në afërsi.

Ngjarja ndodhi rreth 03:45 të së dielës në të dy anët e I-75. Kur ekipet e shpëtimit arritën të parët, ata vetëm mund të dëgjonin britmat dhe gërrhitjete njerëzve pasi shikimi i paqartë nga mjegulla nuk lejonte gjetjen e viktimave që ishin shpërndarë në një rreze prej gati 1 milje.

KOMENTE