Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vula fallco në pasaporta biometrike, kini kujdes
English

Vula fallco në pasaporta biometrike, kini kujdes

Ditën e djeshme, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, u bë shoqërimi i shtetases E.Selimi 21 vjeçe, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan. Procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kësaj shtetaseje ka nisur për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, pasi dyshohet që vula e vendosur në dokumentin e udhëtimit të saj (pasaportë) të jetë e falsifikuar.
Materialet e përpiluara për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje te mëtejshme.
Kujdes!!!
Vlen për t’u përmendur që ky nuk është rasti i parë që bëhen ndalime të tilla. Të gjithë ata shtetas shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së me liberalizimin e vizave, duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e personave të caktuar që u premtojnë “vula origjinale” në pasaporta kundrejt një shume të caktuar parash. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të pranojnë faktin se liberalizimi i vizave u jep mundësinë për të qëndruar vetëm 90 ditë në shtetin pritës dhe jo më shumë.
Pak kohë më parë policia greke arrestoi disa punonjës në pikën kufitare të Kakavijës, të cilët në bashkëpunim me shtetas shqiptarë, vendosnin vula në pasaportat e shqiptarëve që donin të qëndronin në territorin grek më shumë se 90 ditët e parashikuara me ligj pas liberalizimit të vizave.
Nuk janë të paktë ata persona apo grupe personash që premtojnë të vendosin “vula origjinale daljeje” nga territori i BE-së drejt Shqipërisë për shqiptarët që nuk duan të largohen nga vendi që kanë vizituar. Por për fat të keq, vula e vendosur mbi pasaportë biometrike nuk është origjinale.
Kështu, udhëtari shqiptar mashtrohet, pasi jo vetëm që sasia e parave shkon dëm, por pasaporta e tij del jashtë përdorimit pasi ka mbi të vula fallco, në shtetin pritës figuron sikur nuk është larguar (duke shkelur afatin 90-ditor) pasi nuk është shënuar dalja në kompjuter dhe i duhet të përballet me sanksionet e shtetit pritës, por edhe të atij shqiptar, në rast se kapet me vulë fallco.
(Albania Observer)

KOMENTE