English

Vdes nëna pasi lind foshnjën e saj

Një grua australiane që ishte një mbështetëse e fortë e lindjeve në shtëpi ka vdekur tragjikisht, duke lindur vetë fëmijën e saj në shtëpi.
Caroline Lovell, 36 vjeç, u nis menjëherë në spital pas lindjes por nuk arriti të shpëtonte, ndërsa Zahra vajza e saj ishte e shëndetshme.
Një fotograf profesionist, i Znj Lovell ishte dhe një avokat i fuqishëm për lindjet në shtëpi, i bëri një kërkesë qeverisë për lëvizjen dhe mbështetjen e mamive që asistojnë gjatë lindjeve në shtëpi.
Znj.Lovell kishte bërë përgatitjet e gjata për lindjen në shtëpinë e saj të fëmijës së saj të dytë dhe kishte rregulluar për mamitë gjithçka që atyre u nevojitej.
Por vdekja e saj i ka tronditur mamitë dhe ato u shprehën se ishte hera e parë që ndodhte një vdekje në rrethana të tilla dhe është e pamundur të besojmë se çfarë mund të ketë ndodhur.

Por komisioneri Mis Beth Wilson i i shërbimit shëndetsor tha se ajo nuk kishte treguar shqetësimet që ajo kishte patur më parë, dhe për këtë mjeku ligjor do të kryejë një hetim lidhur me shkaqet që çuan në vdekjen e saj.



KOMENTE