Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ettore Sequi. Marrëveshje financiare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ku përfshihet dhe komuniteti rom
English

Ettore Sequi. Marrëveshje financiare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ku përfshihet dhe komuniteti rom

“Sot nënshkruam një marrëveshje financiare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe brenda saj ndodhet edhe 1.5 milionë euro në mbështetje për komunitetin rom. Kjo marrëveshje tregon edhe arsyen që BE-ja i jep përfshirjes të komunitetit rom në shoqëri. Kjo është edhe arsye që një nga 12 prioritet që i kërkohet Shqipërisë ka të bëjë me përfshirjen e komunitetit rom. Prania ime këtu tregon mbështetjen time për zyrën e Avokatit të Popullit dhe ardhja ime këtu është në përputhje absolute me angazhimin e BE-së për komunitetin rom” ka deklaruar Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
Integrimi i romëve mbetet një nga 12 prioritet kyçe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një prononcim për mediat pasi ka vizituar familjet rome të vendosur në ambjentet e zyrës së Avokatit të Popullit.
Ai takoi dhe ka biseduar me ministrin e Punës Spiro Ksera:
“Shkëmbeva mendime me ministrin Ksera dhe ndjehem i inkurajaur nga fjalët ku ai më tha se është duke u marrë me këtë çështje më mënyrë urgjente dhe unë kam besim që kjo çështje do të zgjidhet” ka shtuar Sequi.

KOMENTE