Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2012 > Lajmet e datës 2 Shkurt 2012
 

Fëmija 9 muajshe vdes në operacion nga një sëmundje e rrallë e mëlçisë

Bailey Massey vdes gjatë operacionit për transplantimin e mëlçisë së tij, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të mëlçisë.

Bailey Massey u diagnostikua që kur ishte vetëm 7 javë, dhe deri kur u bë 9 muajsh ai luftonte për jetën e tij. Edhe pse ai luftonte me jetën e tij, të qeshurat e tij nuk munguan asnjëherë. Ishin filmat për fëmijë me kartona që i sillnin buzëqeshjen e pafajshme në fytyrën e tij.

Bailey u diagnostikua me artresia biliare, që shkaktohet nga mos funksionimi i kanaleve biliarë të mëlçisë dhe pas disa javësh mjekët u thanë prindërve që ai kishte nevojë për transplant.

Ishte i pari babai i tij si donator, por nuk u realizua pasi doli me probleme, më pas një donator i moshës 60 vjeç i cili u shpreh se mosha për mua ska rendësi tani përpara një fëmije të sapo lindur. Një njeri me zemër të madhe që i dhuroi mëlçinë për këtë foshnjë por që fatkeqësisht fëmija vdiq gjatë operacionit.

Ceremonia mortore e zhvilluar ishte tepër e veçantë dhe si asnjëherë e zhvilluar më parë. Të gjithë të afërmit e tij dhe të familjes u veshën personazhe të filmave me kartona dhe shoqëruan kortezhin deri në kishë dhe më pas në varreza. Ata ishin të lumtur të bënin këtë pasi ishin këta personazhe që i sollën buzëqeshjen deri në minutën e fundit të jetës së tij.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Gezim Skura 16:38 - 03 Shkurt 2012
    shpreh keqardhjen time dhe familjes time per kete engjell te vogel qe erdhi ne jete dhe nuk e jetoje si gjith femijet, me vjen keq per prindit qe e kane pare duke luftuar me jeten e tij dhe qe nuk i harrojne buzeqeshjet e ti .jam nene dhe me vjen keq dhe di cdo te thote je buzeqeshje femije .ME VJEN NETEVERTET KEQ.
  • E...l 22:25 - 02 Shkurt 2012
    me vjen jasht mase shum keq se jam prind vet....femija esht krijesa me e pafajshme ne kete bot...esht ajo gje qe te ben ta jetosh jeten mne harmoni...dmth pa femij nuk ka jet...ngushellime prinderve gje shum etmerrshme....