English

Donald Trump dhe Mitt Romney jetojnë në 2 Amerika të ndryshme, por kanë një gjë të përbashkët-Paraja

Ylli televiziv Donald Tramp dhe tajkuni i patundshmërive ka befasuar të enjten duke mbështetur ish guvernatorin e Masaçusetsit Mit Romni, kandidatin e republikanëve për president.
Ata vërtet mund të fyejnë njëri-tjetrin muaj të tërë por përsëri kanë një gjë të përbashkët që vërtiten - PARAJA.

Më herët raportohej se ai do të mbështeste rivalin kryesor të Romnit, Njut Gingriç.
Në një konferencë për gazetarët në një nga hotelet e tij në Las Vegas, Tramp tha se “Mit është i rreptë, i zgjuar dhe i mprehtë.”

Romni dhe gruaja e tij ishin të pranishëm në konferencë.

Romni ka fituar zgjedhjet paraprake në Floridë në këtë javë dhe shihet si kandidati kryesor në mes të republikanëve që pritet të garojë kundër presidentit Barak Obama në zgjedhjet presidenciale amerikane që mbahen në nëntor.

KOMENTE