Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Schieder - Ramës: Taksimi progresiv, rruga e duhur
English

Schieder - Ramës: Taksimi progresiv, rruga e duhur

Kryetari i Partisë Socialiste po zhvillon një vizitë dy ditore në Vjenë, ku ka marrë pjesë në disa takime të organizuara nga Partia Socialiste Austriake. Mesditën e djeshme, Edi Rama është pritur nga një grup deputetësh të SPO, të kryesuar nga Sekretarja e Grupit Parlamentar Socialist për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Europën, Christine Muttonen. Në takim ishin po ashtu të pranishëm edhe sekretarët për çështjet e edukimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe turizmit.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, informoi përfaqësuesit e grupit parlamentar socialist austriak mbi situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, si dhe mbi ecurinë e vendit tonë në rrugën e integrimit europian. Duke u ndalur në këtë çështje të rëndësishme, Rama u kërkoi deputetëve austriakë një mbështetje sa më të gjerë për Shqipërinë në proceset integruese duke i siguruar ata po ashtu mbi vullnetin e palëkundur të opozitës shqiptare për të ndihmuar maksimalisht në përmbushjen e të gjitha kritereve në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Edi Rama i njohu deputetët austriakë edhe me programin e ri të PS, "Për një Rilindje Shqiptare". Rama u ndal veçanërisht në risitë që ky program sjell për ekonominë, shoqërinë, demokracinë, por edhe për objektivin madhor të PS për ta ribashkuar Shqipërinë me Europën. Sfida veçanërisht të rëndësishme, i quajti Rama, garantimin e funksionimit normal të shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve, që sot, si në rastin e Prokurores së Përgjithshme, janë gjithmonë e më shumë nën një sulm të hapur dhe të turpshëm të qeverisë shqiptare.

Nga ana e tyre, deputetët austriakë falenderuan kreun e PS për takimin, të cilin e cilësuan tejet të frytshëm e miqësor.

Në një intervistë Christine Muttonen Sekretare e Grupit Parlamentar Socialist austriak për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Europën u shpreh: "Së pari dua t'ju them se jam shumë mirënjohëse që e organizuam këtë takim dhe që patëm mundësi të flasim dhe të shkëmbejmë idetë. Ishte shumë e frytshme dhe me interes për të krijuar një përshtypje për Shqipërinë, problemet që ekzistojnë dhe mënyrën sesi socialistët duan t'i zgjidhin ato.

Temat për të cilat ne biseduam lidheshin me procedurat ligjore dhe qeverisjen në përgjithësi, por edhe çështje që kanë të bëjnë me arsimin në përgjithësi apo edhe për arsimin universitar në veçanti, çështjet që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, si edhe për papunësinë e cila duket se është një problem për Shqipërinë. Dhe mendoj se këtu është shumë e nevojshme që të bëhet diçka, veçanërisht për të rinjtë, që të kenë punë dhe në këtë mënyrë mund të arrihet suksesi.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që të luftohet korrupsioni dhe për të patur një sistem ligjor funksional, por gjithashtu është shumë e rëndësishme që të ndihmohen të rinjtë për t'u punësuar dhe në këtë drejtim ju duhet të fokusoni të gjitha përpjekjet tuaja."

Një takim shumë mbresëlënës ka zhvilluar Kryetari i PS Edi Rama me ish kancelarin austriak Franc Vranitzky. Një takim sa për të shkuarën aq edhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit. Ish kancelari austriak Vranitzky me idetë e tij dhe qëndrimet e tij është cilësuar nga Kryetari Rama si "shumë inkurajues për programin e Partisë Socialiste".
Ndërsa sot në mëngjes Lideri i opozitës Edi Rama ka patur një mëngjes pune me Sekretarin e Shtetit për Financat Andreas Schieder. Në takimin me Sekretarin e Shtetit të Austrisë për Financat Edi Rama ka marrë mbështetje të plotë për modelin e taksimit progresiv që PS synon të vendosë në qeverisjen e saj. Në intervistën e tij Schieder thotë se "taksimi progresiv është rruga më e drejtë": "Së pari jam i lumtur që munda ta ritakoj Z. Edi Rama, të cilin kam vite që e njoh, prej funksionit të tij si një Kryebashkiak i suksesshëm i Tiranës dhe si lider i Partisë Socialiste. Sot ne folëm për ekonominë, në veçanti në lidhje me krijimin e një sistemi taksimi më të favorshëm e më të drejtë. Unë besoj se aplikimi i një takse të sheshtë në nivel të ulët nuk është një ide e mirë, pasi vetëm favorizon të pasurit dhe i merr paratë njerëzve të varfër. Sistemi i taksave duhet të jetë i drejtë dhe i paanshëm; kjo do të thotë: taksa progresive; çështjet e taksave që lidhen me të ardhurat; gjithashtu aplikimi i tatimit mbi fitimin kapital etj; kjo sepse duhet të sigurohemi që shoqëria jonë të mos ndahet por të qëndrojë e bashkuar, kjo është e rëndësishme. Mendoj që është e rëndësishme si për Austrinë ashtu edhe për Shqipërinë dhe, duke qenë se kemi marrëdhënie shumë të mira, ideja është që të diskutojmë më tej mbi shkëmbimin e njohurive, shkëmbimin e ideve, shkëmbimin e eksperiencave mbi se si do të krijojmë një sistem taksimi të drejtë e të favorshëm që gjithashtu mbështet rritjen ekonomike e punësimin. Ky është një debat që po ndodh tashmë në nivelin Europian dhe unë jam i lumtur që në të ardhmen e afërt do ta thellojmë këtë debat edhe me miqtë tanë në Shqipëri."

Sekretari i Shtetit të Austrisë për Financat Andreas Schieder ofroi mbështetje të ekspertëve austriakë në fushën e financave publike për Programin e ri të Partisë Socialiste "Për një Rilindje Shqiptare".

KOMENTE