Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Brad Pitt dhe Angelina Jolie martohen në pranverë
English

Brad Pitt dhe Angelina Jolie martohen në pranverë

Superstarët e Hollywood, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë vendosur që të kurorëzojnë qëndrimin e tyre prej 7 vjetësh në martesë.
Brad, 48 vjeç, dhe Angelina, 36 vjeç, kanë vendosur zemrat e tyre në një ceremoni shpirtërore që përfshin traditat nga vende të ndryshme ku fëmijët e tyre kanë lindur.

Ata kanë 6 fëmijë 3 prej të cilëve janë të adoptuar, Maddox dhjetë vjeç është nga Kamboxhia, Pax, tetë, është nga Vietnami dhe Zahara, shtatë, është nga Etiopia.
Ceremonia do të jetë tepër private dhe mjaf e mbyllur, vetëm me miqtë dhe familjet e tyre.
"Angelina dëshiron që babai i saj Jon Voight dhe vëllai i saj James Haven të jenë pjesë e ditës së saj të martesës. "Të gjithë fëmijët do të jenë të përfshirë dhe ceremonia do të jetë shpirtërore se ata janë fetarë por s'do të thotë një shërbim kishe por brenda kësaj ceremonie jo showbiz, do të përfshihen të gjitha kulturat që bëjnë pjesë në familjet e tyre.

Brad ka qënë i martuar më parë me Aniston Jennifer yllit, ndërsa Angelina ka qenë e martuar 2 herë me aktorët Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton.



KOMENTE