English

Majmunët pijnë verë për tu mbrojtur nga gripi

Një kopsht zoologjik në qendër të Kazakistanit, ku temperaturat gjatë natës kanë arritur në minus 40C, u ka dhënë majmunëve verë si ilaç kundër gripit.

Specialisti i kafshëve të këtij kopshti zoologjik, Svetlana Pilyuk, pohoi se nuk ka qëllim dehjen e kafshëve por thjesht mbrojtjen e tyre nga të ftohtit dhe gripi.
Vera e kuqe hollohet me ujë të nxehtë dhe përzihet me sheqer.
Karaganda është kopshti zoo më i vjetër në Kazakistan në një ish republikë sovjetike ku ka një dimër ekstrem.
. Një antare e kopshtit tha se përzierja përbehet nga vera, limoni, sheqeri, molla dhe pak ujë të nxehtë. Norma për kafshën ishte nga 50 gram deri në 100 gram.
Kjo i bën ata të ndihen më mirë dhe të përballojnë temperaturat më lehtë.
Ky kopsht është më i vjetri dhe specialistët janë të një niveli të lartë.

KOMENTE