English

Truri mund të jetë i krijuar ndaj varësisë

Anomalitë në tru mund të bëjnë që disa njerëz të bëhen të varur ndaj drogës, sipas shkencëtarëve në Universitetin e Kembrixhit.

Ata gjetën dallimet në vëllezër dhe motra ku disa ishin të varur nga droga disa të tjerë jo.
Ata shpjeguan se truri nuk bëhet i varur nga droga pas përdorimit të saj, por ai ka anomali që të detyron të bëhesh i varur nga droga. Prandaj edhe pse janë të një familje ata kanë jetesë të ndryshme.
Pra ata nuk ishin të sigurt nëse ishte droga ajo që ndryshonte instalimet "elektrike" në tru apo ishte truri ai që të çonte në varësinë ndaj drogës.

Studiuesja Dr Karen Ersche tha:
"Kjo tregon se varësia e drogës nuk është një zgjedhje e jetesës, kjo është një ç'rregullim i trurit dhe ne kemi nevojë ta njohim këtë. ç'rregullim"

Prof Les Iversen, nga departamenti i farmakologjisë në Universitetin e Oksfordit, ka thënë: prirja nga varësia, është e varur nga dallimet e trashëguara dhe më pas këto prirje marrin drejtime të ndryshme gjatë rritjes, dhe varen nga mënyra e menaxhimit të jetës tënde.
Megjithatë, shprehen studiuesit, studimet mbi marrëdhëniet në mes të varësisë dhe strukturës së trurit janë larg përfundimit.

KOMENTE