English

Aksident me makinë, gjyshja e presidentit Barack Obama

Gjyshja 90-vjeçare e presidentit amerikan, Barack Obama ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të bërë javën e kaluar në perëndim të Kenias.

Thuhet se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe është rrokullisur në një hendek.

“Erdhëm këtu dhe pamë atë çfarë kishte ndodhur. Pamë se makina ishte rrotulluar dhe menjëherë në vendngjarje erdhën një numër i madh policësh”,-tha një dëshmitare.

Ndërsa gjyshja tha: "Perëndia është me mua, ju e patë se si dola nga makina e bërë copë, pa u dëmtuar"

Gjithashtu dhe truprojat kanë marrë plagë të lehta.

KOMENTE