Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: situata e lëvizjes në akset rrugore
English

Policia: situata e lëvizjes në akset rrugore

Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri - Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri - Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri - Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë - B. Curri i pakalueshëm,
7. aksi Krumë - Qafë Prushi i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
10. aksi Shëmri - Qafë Shllak i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm.
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës në të gjitha
akset nacionale në këtë qark. Temperaturat janë më të ulëta se dje
dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet në Has dhe Tropojë, por me
ere të fortë. po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6. aksi Peshkopi - Muhurr - Arras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras - Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të ulëta se dje, reshjet e dëborës me më pak
intensitet dhe në zonat e thella. Po punohet në vazhdimësi me entin
pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha
akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër - Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,
2. aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm, por ka ngrica,
3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik - Hani i Hotit i kalueshëm, por ka ngrica,
7. akset Koplik - Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8. akset Bogë - Theth dhe Selcë - Vermosh të pakalueshme, po punohet
për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës - Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat janë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës bien me më
pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe. Po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në
të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik - Kalimash i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,
2. aksi rrugor Mirditë - Shpal - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës
dhe skorjeve, sidomos në autostradë.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
1. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë
janë të kalueshme me zinxhirë,
2. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik kalohet me zinxhirë.
Temperaturat janë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak
intensitet dhe në zonat malore. Po punohet në vazhdimësi me entin
pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha
akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë ërmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë - Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht
pa probleme.

KOMENTE