Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veriu i Kosovës do të vazhdojë të mbetet ndërmarje e përbashkët, shprehet ICO
English

Veriu i Kosovës do të vazhdojë të mbetet ndërmarje e përbashkët, shprehet ICO

Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë (ICO)nuk përjashtoi mundësinë e një mendimi që veriu i Kosovës do të mbetet i hapur dhe nuk do të ketë një përfundim apo një çështje të mbyllur edhe pas përfundimit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj zyre, Christian Palme ka thënë se ajo do të vazhdojë të mbetet ndërmarrje e përbashkët ndërmjet aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Asnjë aktor nuk është përgjegjës për zgjidhjen e përhershme të situatës në veri të Kosovës. Veriu është dhe do të vazhdojë të mbetet ndërmarrje e përbashkët ndërmjet aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Palme. Ai ka shtuar se derisa Qeveria e Kosovës të përfundojë detyrat e mbetura në CSP (Propozimin Gjithepërfshirës për Statusin) edhe ICO-ja i afrohet fundit të mbikqyrjes së pavarësisë në Kosovë.
“Siç është theksuar nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues pas takimit në Vjenë, partnerët ndërkombëtarë të Kosovës pritet që të vazhdojnë të këshillojnë Qeverinë e Kosovës”, ka shtuar ai.
“Sa u përket komunave të reja Mitrovicë/Mitrovicë Veriore janë ndërmarrë shumica e masave – Qeveria e Kosovës tani u jep më shumë shërbime qytetarëve të veriut të Kosovës se më parë. Për shembull para 18 muajsh nuk kishte zyrë të Qeverisë së Kosovës në veri, tani janë 7 zyra funksionale. Para 18 muajsh nuk kishte asnjë aplikues për dokumente të Kosovës. Tani janë më shumë se 8000”, ka thënë ai.
Kjo duket qartë që ICO-ja kërkon që qeveria e Prishtinës të jetë më aktive dhe se Veriu i Kosovës nuk mund të mbahet peng nga krerët e komunave ilegale.

KOMENTE