English

2 të plagosur dhe një i vdekur nga aksidenti në Durrës

Aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e "Shkembit të Kavajes" ku dy makina janë përplasur ndërmjet tyre. Sipas policisë njoftohemi për 1 të vdekur dhe 2 të plagosur. Ka qenë një makinë me targa greke e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet tjetër, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Rezart Hoxha, 37 vjeç, ndërsa janë plagosur dy personat që udhëtonin në makinën tjetër.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa të plagosurit gjenden në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

KOMENTE