Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodafone Albania sponsor i ekipit shqiptar për lojrat olimpike në Londër
English

Vodafone Albania sponsor i ekipit shqiptar për lojrat olimpike në Londër

“Vodafone Albania” kompania celulare prestigjoze në Shqipëri, do të jetë sponsor i përgjithshëm i komitetit olimpik dhe ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në lojrat olimpike që do të mbahen në kryeqytetin Anglez, Londër. Për një periudhe dy vjeçare “Vodafone” do të mbështesë financiarisht ekipin shqiptar edhe në lojrat olimpike mesdhetare që do të mbahen në vitin 2013-të.
"Lojërat olimpike janë shansi më i mirë për të demostruar vlerat e soportistëve olimpikë shqiptarë. E dimë që sportistët tanë kanë shumë sfida para tyre dhe kjo ëshë arsyeja përse jemi këtu për t`iu garantuar atyre mbështetjen tonë. I uroj ekipit olimpik shqiptarë suksese si në lojërat olimpike Londër 2012 ashtu dhe në lojërt mesdhetare të 2013-ës" ka theksuar Boumidis.
Marrëveshja u nënshkrua të martën nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Vodafone” në Shqipëri Harris Broumidis dhe sekretarit të përgjithshëm të KOKSH-it Stavri Bello. Në fjalën e tij Boumidis theksoi se do të mbështesë sportistë shqiptarë për të arritur rezultate të larta.
E ndërsa sekretari i KOKSH-it, Stavri Bello deklaroi se si komitet do të bëjnë ç`është e mundur për t`u përfaqësuar nga një delegacion sa më i plotë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, disa nga sportistët olimpikë shqiptarë dhuruan fanella sportive të përfaqësuesëve olimpikë shqiptarë të firmosur nga sportistët olimpikë.

KOMENTE