English

Barcelona drejt finales së kupës së mbretit

Përsëri skuadra fantastike që po korr fitore të njëpasnjëshme Barcelona, arriti të fitojë edhe në takimin e kthimit në “Kamp Nou”, ndaj Valencias me rezultatin 2-0.

Në këtë mënyrë katalanasit sigurojnë kualifikimin për në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.

I pari që shënoi ishte Cesk Fabregas në minutën e 16-të pas të madhit Mesi, ndërsa kualifikimi do të vulosej pas golit të Xavi Hernandez në minutën e 81-të.

Barcelona do të përballet në finale me ekipin bask të Atletiko Bilbaos për herë të dytë brenda 3 vjetësh.

KOMENTE