English

Majmunët njeri. (FOTO) Lloji Bonobo

Shkenca thotë që njeriu e ka prejardhjen nga majmuni por shikoni këta majmunë dhe shprehni mendimin tuaj.

Shikoni këto foto dhe përpiquni të kuptoni veprimet e majmunëve të vegjël me nënat e tyre.

Ky lloj majmuni Bonobo pothuajse tullac shpenzon shumë kohë me nënën e tij pasi ai ndihet i pafuqishëm për mbrojtjen e jetës së tij.

Këta lloj gjenden në kopshtin zoologjik në Jacksonville në Florida dhe kanë një ngjashmëri të çuditshme me njeriun.
Fotografitë janë marrë nga hidrauliku britanik, Graham McGeorge, i cili ka shpenzuar tre muaj për dokumentimin e botës nga kafshët femra në kopshtin zoologjik.

Kjo specie është në zhdukje për shkak të shkatërrimit të pyjeve dhe deri tani numerohen rret 50.000 bonobos. Ata jetojnë vetëm në Republikën Demokratike të Kongos dhe si bebe e njeriut, ndryshe nga majmunë të tjerë, ata janë të lindur të pafuqishëm, duke u mbështetur tërësisht në nënat e tyre për ushqim dhe ngrohtësi.
Çdo kush që shkon dhe sheh ata, duke shpenzuar disa orë me ta, do të kuptojë veprimet e tyre të ngjashme me njeriun dhe do të marrë me vete një ndjesi të çuditshme shprehet fotografi Graham McGeorge.

KOMENTE