Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2012 > Lajmet e datës 9 Shkurt 2012
 

Meleqe Demiri shtatzënë, transportohet me helikopter për në Tiranë

Si pasojë e kushteve të motit gjendja në shumë zona të Shqipërisë është përkeqësuar duke izoluar zona të tëra dhe krijuar vështirësi në ushqime dhe mjekime.

Por për Meleqe Demiri, vetëm 22 vjeç nga Zalldardha e Dibrës ka qënë një fat i madh, pasi ka rrezikuar të dështojë për të tretën herë beben e saj, këtë radhë për shkak të vështirësive të krijuara nga trashësia e dëbores që ka izoluar të gjithë fshatin.

Mjekja e fshatit ka kërkuar ndihmë për ta transportuar me helikopter, teksa tregon për vështirësitë, mungesën e ushqimeve dhe ilaçeve për t'i dhënë ndihmën e parë këtyre banorëve që përveç varferisë, duhet të mbijetojnë dhe nga kushtet e ashpra të motit.

Gruaja shtatzenë në muajin e shtatë është dërguar menjeherë në maternitetin 'Koco Gliozheni', ku i është nënshtruar një sërë analizash.

Mjeku gjinekolog Fjodor Kallajxhi tregon se pas disa ekzaminimeve gruaja dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën. Gruaja shtatzënë do të qëndroje disa ditë në maternitet, nën kujdesin e mjekeve.

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.