Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të meresh me politikë do të thotë të militosh për një arsim më të mirë, të mos pranosh realitetin përreth të imponuar, shprehet Rama
English

Të meresh me politikë do të thotë të militosh për një arsim më të mirë, të mos pranosh realitetin përreth të imponuar, shprehet Rama

Edi Rama i pranishëm në aktivitetin me aplikantët e sesionit të dytë të Akademisë Politike të Partisë Socialiste ka shprehur mesazhe pozitive për të gjithë aplikantët në këtë sesion të dytë. Kryetari Rama është shprehur se pavarësisht nëse zgjidhen a jo të gjithë të rinjtë e të rejat aplikantë i kanë dyert e hapura në Partinë Socialiste: “Ne jemi këtu edhe për ata ndër ju që s’do të hyjnë dot në Akademinë Politike, po tanimë kanë trokitur në derën e shtëpisë sonë të madhe të socialistëve e progresistëve të angazhuar shqiptarë. Dera jonë tanimë është e hapur edhe për ju. Shkolla e politikës është në fund të fundit vetë jeta politike. Unë ju ftoj të bëheni pjesë e saj dhe atë që nuk do ta merrni dot në Akademinë tonë këtë vit, ta merrni në një rrugëtim që ju ftoj ta bëni bashkë me ne. Për ta njohur politikën nga afër në frontin e vet më të vështirë, që është fronti i angazhimit në vijën e parë, krah për krah me të tjerë, brenda një bashkimi vullnetar që quhet parti politike. Partia Socialiste ka një vend për secilin prej jush. Pa konkurs.”
Drejtori i Fondacionit “Qemal Stafa” Saimir Tahiri sëbashku me Profesor Maqo Lakrorin dhe drejtorin e Fondacionit “Friedrich Ebert” organizojnë Akademinë Politike të Partisë Socialiste. Në fjalën e hapjes para aplikantëve për sesionin e dytë të kësaj Akademie Tahiri u shpreh: “ Jam shumë i entuziazmuar për ju që jeni aplikantët në sesionin e dytë të Akademisë. Këtu me ne janë një pjesë e mirë e lektorëve të akademisë dhe studentët e sesionit të parë të Akademisë Politike. Vetë prania juaj këtu do të thotë shumë për ne. Do t’ju uroja shumë suksese në fazën selektive pasardhëse. Mjafton fakti që jeni këtu, ne na bën të ndjehemi të gjithë të nderuar për çfarë kemi ngritur deri tani në Akademi dhe për çka do të bëjmë më tutje. Dua t’ju uroj suksese dhe mjafton tju shohësh juve si aplikantë të Akademisë Politike të PS, për të kuptuar që politika dhe vendi ynë do jetë shumë më mirë nesër.”

KOMENTE