English

3 vjeçari që dyshohej shtatzënë

Një djalë 3 vjeç në Peru, Isbak Pakunda, dallohet nga bashkëmoshatarët e tij, pasi barku i tij është i madh tamam si i një gruaje shtatzënë.

Kjo gjë bëri që mjekët ta marrin atë në dorë dhe për ta parë se çfarë ka. Kur e analizuan, gjetën se atij, në bark, i është zhvilluar një binjak parazit.

Eko me ultratinguj vërtetoi që ai brenda në bark ka kocka të frytit që do duhej të lindte bashkë me të. Ekzaminimi i Isbakut nisi pasi prindërit e tij kuptuan se fëmija vazhdimisht kishte dhimbje barku.

Aktualisht, 3 vjecari që po po kurohet nga “Fetus in fetu” është duke u trajtuar në spitalin Las Mercedes në Qiklajo.

KOMENTE