Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjendja vjen e përkeqësohet në zonën e Veriut
English

Gjendja vjen e përkeqësohet në zonën e Veriut

Reshjet po vazhdojnë të shtohen dhe temperaturat po kalojnë më shumë në minus.
Si rezultat dhe problemet me zonat e mbuluara nga dëbora po shtohen nga momenti në moment.
Në qarkun e Kukësit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta emergjencat mjekësore.
Mbrëmjen e djeshme një grua 38-vjeçare e cila priste fëmijën e gjashtë të saj ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore dhe banorët e komunës Ujmish e kanë transportuar atë në një rrugë 20 kilometra të gjatë, të mbuluar mbi 1 metër e gjysmë me dëborë për në spitalin e Kukësit.
Pas 7 orë udhëtimi deri në fshatin Kolesian ka dalë një kamion i forcave ushtarake që ka transportuar më pas nënën e re për në spital.
Zona e Kukësit është mbuluar nga dëbora dhe rrugët rurale janë pothuajse që të gjitha të bllokuara. Me qindra familje raportohet ndërkohë se u kanë përfunduar rezervat ushqimore.

KOMENTE