Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama : Kostoja e trefishtë e shurdhërisë
English

Edi Rama : Kostoja e trefishtë e shurdhërisë

Të nderuar deputetë dhe deputete,

Sot Shqipëria po vuan përveç tërbimit të motit dhe shurdhimin e qeverisë së saj.

Qeveria ishte shurdhe në nëntorin e shkuar kur ne kërkuam me ngulm që buxheti i këtij viti të parashikonte problemet e rënda që sot kanë gjunjëzuar vendin.
Qeveria ishte shurdhe kur ne propozuam që buxheti i këtij viti të parashikonte para të mjaftueshme për sigurimin e energjisë dhe përballimin e emergjencave civile.
Qeveria ishte shurdhe kur ne argumentuam se duheshin garantuar kontratat e blerjes së energjisë dhe duhej parashikuar kriza e sotme e borxhit të KESH-it. Ashtu siç ishte shurdhe qoftë kur ne kërkuam që dëmshpërblimet për zonat e përmbytura të Shkodrës të futeshin në buxhet, qoftë kur argumentuam se të tjera fonde duheshin vënë mënjanë për përmbytje të tjera të mundshme.
Sot Shqipëria përballet me koston e trefishtë të shurdhërisë së qeverisë sepse jemi përballë një krizës së izolimit nga dëbora të mijëra familjeve që po ziejnë kokrrat e fundit të misrit, përballë krizës energjitike që ka nisur të ndjehet në çdo shtëpi ku fiken dritat me orë të tëra, përballë përmbytjeve të radhës që me këtë dëborë masive janë të pashmangshme.
Dje ne pamë nga mëngjezi në darkë një shfaqje shurdhërie me zë e me figurë dhe aktor protagonist kryeministrin. I cili e harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë dhe u kreh me orë të tëra në ekranin e televizorit duke folur për Azerbajxhanin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën e për kë tjetër i erdhi ngoje nga mendja e arratisur prej realitetit dramatik të Shqipërisë së sotme.

Telefonatat në selinë tonë nuk rreshtin. Vijnë nga komuna e fshatra të izoluar që kërkojnë ndihmë. Kërkojnë ushqim. Kërkojnë dikë që t’i ndihmojë të nxjerrin të sëmurët nga ferri i dëborës për t’i çuar në spital. Kërkojnë shtetin që shfaqet me fadroma pa karburant. Me ministra pa axhendë. Me forca pa plan. Dhe zhduket sapo zhduken kamerat që e filmojnë në vizitat e veta propagandistike.

Që shteti ynë i degraduar vit pas viti në burime njerëzore e financiare të mos ketë fuqi të përballojë këtë krizë me përmasa të jashtëzakonshme kjo është njëra anë. Por që kryeministri të mos ketë as ndjenjën më elementare të detyrës në këto kushte dhe të broçkullisë tërë ditën para televizorit budallallëqe pas budallallëqesh kjo është ana tjetër, krejt e turpshme e kësaj historie të përsëritur. Nëse e bën sepse ka humbur mendjen kjo është rrëqethëse, po nëse e bën për të spostuar vëmendjen kjo është e tmerrshme.

Por këto nuk janë orë për t’u zgjatur me marrinë e kryeministrit, sepse çdo orë që kalon rëndon më keq situatën e mijëra e mijëra shqiptarëve që po u shterrojnë ushqimet e mundësitë e mbijetesës në mes të dëborës.
U jam mirënjohës deputetëve tanë të zonave të prekura keqaz nga tërbimi i motit. Por edhe për ata deputetë të shumicës parlamentare që njësoj si deputetët tanë kanë qëndruar pranë njerëzve dhe kanë ndihmuar mesa kanë pasur mundësi nuk mund të mos shpreh respekt.
Ne kemi mobilizuar të gjitha forcat që kemi në dispozicion. U kemi kërkuar të zgjedhurve tanë vendorë në zonat e paprekura nga dëbora të grumbullojnë ndihma dhe do t’i çojmë ato sa më parë në zonat e kërcënuara.

Taulant Balla po bën një përpjekje të admirueshme me të zgjedhurit vendorë të Librazhdit. Edhe në këtë moment ai është atje duke shpërndarë ushqimet e mbledhura dje. Ndue Kola, Asllan Dogjani, Ndrec Deda, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Paulin Sterkaj, Tom Doshi, janë në vijën e parë të përpjekjes për t’u ardhur në ndihmë njerëzve së bashku me të zgjedhurit tanë vendorë të zonave të veriut. Alfred Dalipi gjithashtu po bën një punë të madhe për të ndihmuar në zonën e prekur të qarkut të Korçës, ashtu si Fidel Ylli në Skraparin e prekur po ashtu nga izolimi dramatik. Të gjithë të tjerët janë përfshirë e do të përfshihen edhe më shumë sot e nesër, dhe Sekretari ynë për Pushtetin Vendor Bashkim Fino është në kontakt me të gjithë për të koordinuar forcat që kemi në dispozicion.

Por e gjitha kjo nuk mjafton, nuk ka se sit ë mjaftojë. Duhet të ndërhyjë urgjentisht Parlamenti dhe të kërkojë e imponojë masa konkrete financiare nga qeveria. Nesër ne do të bëjmë publik planin tonë afatshkurtër dhe afatmesëm për krizën e dëborës, krizën energjitike dhe krizën e pritshme të përmbytjeve që do të pasojnë. Një grup deputetësh janë ngarkuar me përpilimin e këtij plani që do ta mbrojmë në seancën parlamentare të së enjtes.

Nuk është orë politizimesh të panevojshme kjo, por nuk mund të mos ngrihet zëri fort edhe për shkeljen e ligjit për emergjencat nga ana e qeverisë. Shkelja e hapur e këtij ligji është një ndër shkaqet thelbësore të pafuqisë së sotme të shtetit dhe të qeverisë për të vënë në lëvizje si duhet strukturat përkatëse të emergjencës civile.
Kjo që shohim është vetëm njëra pamje e krizës dhe kriza nuk do të mbarojë as me mbarimin e dëborës dhe as me shkrirjen e saj. Plagët që dëbora po hap aty ka goditur fort do të duan një plan të posaçëm shërimi dhe ne jemi gati të japim kontributin tonë.

Do të votojmë në parlament çdo masë imediate për përballimin sot për sot krizës dhe duam po ashtu që parlamenti të marrë masa edhe për kurimin afatmesëm e afatgjatë të plagëve të hapura nga kjo krizë. Qeveria duhet të dëgjojë. Shurdhëria nuk është plan, po kosto që rritet nëse qeveria zgjedh të mbyllë veshët e të hapë vetëm gojën për të sulmuar opozitën.
Ata që janë nën dëborë janë shqiptarë si gjithë të tjerët, janë edhe socialistë edhe demokratë, interesi për t’u ardhur në ndihmë duhet të jetë i përbashkët dhe përpjekja për t’i ndihmuar sa më shumë duhet të jetë e përbashkët po ashtu.
Ne jemi gati dhe të njëjtën gatishmëri kërkojmë nga qeveria. Duke filluar nga seanca e ardhshme parlamentare.

KOMENTE