English

Përcillen viktimat e ortekut në Restelicë (VIDEO)

Fshati Restelicë i dha lamtumirën e fundit 9 banorëve të tij. Morti që zbriti nga malet i ka lënë pa fjalë njerëzit në këtë fshat malor, ndërsa heshtja për viktimat prishet kur atyre u duhet të tregojnë se ndoshta e keqja ende nuk ka kaluar.

498

Banorët kanë të vështirë dhimbjen, por të tjerë njerëz të vështirë kanë misionin e tyre. Në një vend ku brenda pak minutash moti ndërronte nga diell, erë, apo llohë borë e papritur, ekipet e kërkimit të FSK i gjetëm në ditën e tretë të operacionit, teksa kërkonin një 20 vjecar, viktimën e fundit të zhdukur nën gërmadhat me dëborë.
“Ne kemi kërkuar në vendin ku kanë qenë banorët e familjes Reka dhe aty nuk ka dyshime për viktima të tjerë. Ne po këkojmë disa metra më poshtë pasi sipërfaqja e dëborës është më e gjerë”, tha komandanti i operacionit, Mehmet Ladrovci

KOMENTE