English

Koman e Temal vizitohet nga Presidenti Topi

Në bordin e një fuoristrade të zezë, duke preferuar rrugën tokësore në vend të një vizite nga ajri, Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Temalit, një nga zonat e prekura nga moti i keq
502

"Erdha të jap një mesazh inkurajimi, solidariteti me ju në emër të institucioneve të Shtetit shqiptar, si dhe për të inkurajuar të gjitha strukturat që në këto momente të vështira të krijuara nga kushtet e motit, të gjejnë bashkëpunimin, qoftë në nivel qendror, por edhe në nivel vendor", deklaroi presidenti Topi.
Përvec komunës së Temalit Presidenti i Republikës vizitoi edhe Hidrocentralin e Komanit, ku u takua me Drejtorin e tij, Ndok Seferi dhe inxhinierë, ku u informua me hollësi mbi gjendjen emergjente në këtë pikë strategjike.
Në takimin më drejtuesit e Hidrocentralit të Komanit, Presidenti Topi theksoi se në çdo rrethanë duhet të mbizotërojë mendimi i specializuar, mendimi i ekspertizës dhe i dikastereve të specializuara.

KOMENTE