English

Femrat, që meshkujt nuk duan lidhje

Femrat nga natyra u pëlqen të kritikojnë, por duhet të ketë një limit. Por në shumë raste sapo krijojnë një lidhje ato kritikojnë dhe miqtë e partnerit pasi u duket sikur bëhen më afër me partnerin në këtë mënyrë.
Por gabohen, këto lloj femrash nuk janë material i mirë për meshkujt që duan lidhje.
Shumë femra shpesh janë pyetur pse nuk mund të krijojnë një lidhje kualitative me një mashkull? Përgjigjia është dhënë vetëm nga ekspertët, ndërsa tani meshkujt kanë vendosur të përgjigjen, duke zbuluar disa fshehtësi që shumë femrave mund t’ua ndryshojnë qasjen në raport me lidhjet e dashurisë dhe mund t’i mësojnë se ku po gabojnë.

1. Duan të kritikojnë
Rreth gjysma e meshkujve të anketuar kanë deklaruar se nuk e dëshirojnë pranë vetes një femër e cila kritikon vazhdimisht.

2. E duan nënën më shumë në botë
Rreth 30 për qind e të anketuarve janë kundër një lidhjeje me një femër, e cila nënën e vet e vë gjithmonë në rend të parë.

3. Gjithmonë të rregullta
Meshkujt nuk duan lidhje me femrat të cilat janë tepër të rregullta dhe këtë e presin edhe nga partneri. Kështu kanë deklaruar së paku 20 për qind e të anketuarve.

4. Nuk i do miqtë e tij
Për meshkujt, miqtë e tyre janë shumë të rëndësishëm, prandaj nëse femra nuk i do ata, atëherë bëhet problem- kanë deklaruar më shumë se 20 për qind e pjesëmarrësve në studim.

5. Të gjithë meshkujt i konsiderojnë njësoj
Qëndrimi për t’i gjeneralizuar gjërat nuk është veti e mirë për femrat- kanë thënë një nga pesë të anketuar.

6. Nuk janë natyrale
Thjeshtësia është shumë e rëndësishme për meshkujt. Kështu ka thënë një në çdo 3 meshkuj nga 400 meshkujt e anketuar në këtë hulumtim.

KOMENTE