English

Marston Hefner djali i themeluesit të Playboy, arrestohet

Marston Hefner djali i Hugh Hefner themeluesit të revistës Playboy, është arrestuar në Los Angeles për shkak se ka dhunuar të dashurën e tij dhe njëkohësisht njënga modelet e revistës së babait të tij, modelen Claire Sinclair.
Sipas revistës "TMZ", Marston Hefner ka goditur të dashurën në fytyrë dhe në stomak. Përveç kësaj e ka mbajtur të mbyllur për disa ditë në banesën ku jetojnë të dy, në Pasadena (SHBA).
Ka qenë Sinclair ajo që ka telefonuar familjarët për t`i thënë se çfarë kishte ndodhur e më pas këta të fundit kanë lajmëruar policinë e cila ka vënë menjëherë në pranga Hugh Hefner.
Por paraja është çelës sot dhe për krime të rënda i thonë. 21-vjeçari u lirua disa orë më pas pasi pagoi 20 mijë dollarë dhe tashmë duhet të përballet me gjyqin. Hefner dhe Sinclair kanë pranuar se kanë debatuar ashpër para se të ndodhte agresioni.

KOMENTE