English

Ora prej ari me vlerë 21 mijë euro.E dorëzon në polici

Një punonjës i pastrimit të kanalizimeve dhe ujrave të qytetit në Britani është shpallur si njeriu më i ndershëm.
Ai gjatë punës së tij ka gjetur një orë dore Rolex me vlerë 21 mijë euro të cilën e ka dorëzuar në polici.
Drejtori i ndërmarjes së tij tha se nuk është hera e parë që punonjësit e mi gjejnë gjëra të çuditshme dhe me vlerë të madhe.
Arron Large ka gjetur dhe herë të tjera gjëra mjaft të çmueshme dhe për këtë ai do të shpërblehet me një shumë prej 60 mijë eurosh edhe pse shumë veta mendojnë që është e mahnitshme të dëgjosh gjeste të tilla por 3 apo 4 herë për një person pak e çuditshme.
Ai ka dëgjuar mjaft mendime lidhur me gjetjen e gjërave, për të mos i dorëzuar, por pasi është menduar mirë ai shprehet: ato nuk më përkasin mua, dhe s'kam pse t'i mbaj.
Gjithashtu ai ka vendosur t'i ndajë paratë nëse i merr, me kolegun e tij shoferin Ray Gunn.
Policia merret më pas me gjetjen e personit që ka zotëruar sendin e gjetur, pasi vërtetohet që dhe nuk është vjedhur.
Atij i është sugjeruar që pas shpërblimit të mirë mund të lërë dhe punën nëse dëshiron por ai preferon të jetë më mirë në punë edhe pse është një punë e pistë se sa të jetojë pa punën. Puna për të është kënaqësia më e madhe.

KOMENTE