Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria para, shkollave private
English

Qeveria para, shkollave private

Projektiligji i ri për sistemin e arsimit paraunivesitar, i cili sapo ka kaluar në qeveri, parashikon ndryshime thelbësore në strukturën e arsimit, në emërimin dhe çemërimin e strukturave drejtuese, por edhe në formën e financimit.

506

"Financimi për nxënës është një element i reformës që ne kemi dhe e mishërojmë në ligj. Para për nxënës, pra aty ku janë më shumë nxënës ka më shumë para. Ne mendojmë që të involvojmë në sistemin e financimit të institucioneve arsimore parauniversitare edhe qeverisjen vendore, duke e bërë atë pjesë të vendimmarrjes në arsim. Gjithashtu ne mendojmë t'u ofrojmë shkollave publike grante, në mënyrë që ato të menaxhojnë, të arrijnë të zgjidhin problemet që kanë. Ajo nuk është shkollë që nxjerr fitime, është shkollë, e cila të gjithë fitimin e investon, pra nuk është shkollë fitimprurëse. Ka disa të tilla në Shqipëri. Shteti nuk financon për nxënës, por jep ca para dhe shkolla i menaxhon. Këto para duhet t'i përdorë për dy gjëra, për të promovuar talentet dhe për të ndihmuar nxënësit e këtyre shkollave që të marrin pjesë në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Parimi për nxënës është parim universal i llogaritjes. Çështja e llogaritjes ka të bëjë me mekanizmat financiarë që ligji kur të hyjë në fuqi do të kërkojë një kohë për të përgatitur aktet ligjore, nënligjore të cilat përcaktojnë këto mekanizma", tha Shamata.

KOMENTE