English

Vetëm 3 javëshe dhe njëra binjake shpëton binjaken tjetër (FOTO)

Dy binjaket e lindura Sophie dhe Megan Tubman, u lindën për mrekulli nga nëna e tyre Louise.

Por diçka e çuditshme ndodhi vetëm pas dy ditësh te njëra nga binjaket.

Kur nëna e saj i vendosi në krevat të dyja, ajo vuri re se njëra ishte e ndryshme nga tjetra përsa i përket ngjyrës së fytyrës. Ajo kishte një ngyrë të verdhë që sa vinte e shtohej.
Nëna ishte në gjendje të dallonte vajzën e verdhë vetëm në sajë të ngjyrës normale që kishte Megan.

Nëna e tyre mori vajzat dhe i çoi te mjeku për të treguar që diçka nuk po shkonte, ndërsa mjeku i tha se te të porsalindurit është normale verdhëza.
Por pas disa ditëve ajo shkoi te mjeku përsëri duke insistuar dhe thënë se ajo ndryshon dhe në veprime nga motra e saj.
Atëhere pas disa analizave të bëra rezultoi se vajza vuante nga një sëmundje që shumë shpejt e çonte drejt vdekjes.
Ajo u diagnostikua me bllokim të rrugëve biliare që kalojnë nga mëlçia në fshikëzën e tëmthit.

Pasi bëri operacionin që përfundoi me sukses, një tjetër jetë filloi për Sophien e vogël. Ajo filloi të rritej normalisht edhe pse mjekeët thanë që më vonë mund të ketë nevojë për transplant.
Tani motrat dhe prindërit e saj janë të lumtur dhe nëna e tyre shprehet që ishte Megani që shpëtoi vajzën ose motrën e saj. Madje pas ardhjes së Sophies në shtëpi dhe Megani është më e qetë dhe nuk qan ashtu si më parë.

KOMENTE