Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hiqni dhjamin pa operacion dhe dhimbje
English

Hiqni dhjamin pa operacion dhe dhimbje

Njerëzit me gurë në veshka sa po vijnë dhe po shtohen jo vetëm në ShBA por në mbarë botën. Arsyeja?

Ndërkohë, agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi. Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Nick Katinazzo i është nënshtruar kësaj procedure. Ai është tepër i kënaqur me rezultatin. Procedura quhet Zeltiq dhe vepron në këtë mënyrë: specialisti lyen pjesën e caktuar me një lloj vazeline. Vazelina ka aftësi depërtuese e ftohëse dhe arrin të ngrijë qelizat yndyrore duke shkaktuar shpërbërjen a shkatërrimin e tyre. Për të njëjtin qëllim, ekziston edhe një tjetër procedurë e quajtur Zerona, që përdor rreze laser me energji të ulët. Doktor Lawrence Bass i kirurgjisë plastike thotë, se është hera e parë që agjencia e ushqimeve dhe barnave miraton përdorimin e një teknologjie të tillë e cila synon pakësimin e yndyrave në trup pa ndërhyrje kirurgjike.

Ish balerina Lisa Pittonyak ka shpenzuar rreth 1 mijë e 500 dollarë për të hequr dhjamin e tepërt. Ajo thotë se në fillim ndjen një dhimbje të lehtë e cila pas 5 minutash zhduket sepse vendi mpihet plotësisht. Lisa është e kënaqur me rezultatin, dhjami në bark i është pakësuar. Zeltiq u miratua fillimisht për t’u përdorur si mjet anestezie gjatë procedurave në dermatologji. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se pacientët mbipeshë nuk duhet të presim shumë prej kësaj metode. Dr Mathew Avram i Spitalit të Përgjithshëm në Masaçusets thotë se kjo mënyrë mund të përdoret vetëm për disa pjesë të trupit që nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike. Disa ekspertë tregohen edhe më të kujdesshëm kur thonë se ndërkohë që procedura e re ka si objektiv vetëm yndyrën në sipërfaqe, ajo lë pa prekur dhjamin e dëmshëm në thellësi të trupit.

Dieta kundër hipertensionit, parandalon gurët në veshka
Numri i njerëzve që përjetojnë gurë në veshka ka ardhur duke u rritur në Shtetet e Bashkuara gjatë 30 viteve të fundit. Ndërsa mjekët nuk janë të sigurt përse ka ndodhur kjo rritje, një studim i ri ka gjetur se një dietë e njohur për të ulur presionin e gjakut duket se zvogëlon edhe rrezikun ndaj gurëve në veshka. Dieta kundër hipertensionit është e pasur me fruta, perime, arra e bulmet, dhe përmban pak mish dhe pak pije të ëmbla. Të dhënat e mëparshme kanë treguar se kjo lloj diete ndihmon në uljen e tensionit, ndërsa studimi i tanishëm tregon se ky kombinim ushqimesh mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga gurët në veshka. Guri i veshkave është një grumbull grimcash kristalore dhe i shkaktojnë pacientit dhimbje mjaft të mëdha. Në studim morën pjesë mbi 3 mijë e 400 persona me dhe pa histori gurësh në veshka. Gjatë studimit u vu re se megjithëse të gjithë pjesëmarrësit kishin pirë të njëjtën sasi lëngjesh, ata që ndoqën dietën kundër hipertensionit, urinuan më shumë dhe kishin më shumë përqendrime citrati. Citrati është një lloj kripe që parandalon formimin e gurëve në veshka. Autorët e studimit mendojnë se shkalla e ulët e gurëve në veshka mund të jetë rrjedhojë e dietës kundër hipertensionit. Ushqimet e kësaj diete kanë përmbajtje të lartë uji.

KOMENTE