English

Ujvara që kthehet në llavë gjatë muajit shkurt (VIDEO)

Fotografë të ndryshëm dhe kureshtarë presin me padurim për të parë dhe fotografuar fenomenin e çuditshëm në Parkun Kombëtar Yosemite të një ujvare e cila kthehet në formën e një llave.
Kjo mrekulli e konfigurimit qiellor ndodh në një blic, në perëndim të diellit, në mes të shkurtit - në qoftë se koha e dimrit bashkëpunon.
Ajo duket si një llavë që rrjedh nga mali dhe kjo vjen si rezultat i reflektimit të dritës.
Kjo u fotografua për herë të parë në 1973 dhe njëri nga fotografët është shprehur se është e vetmja deri tani që merr këtë pamje në perëndim të diellit duke e bërë të veçantë dhe unike në llojin e vet.

525

KOMENTE