Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si ta ndizni intimitetin tuaj në dhomën e gjumit?
English

Si ta ndizni intimitetin tuaj në dhomën e gjumit?

Çdo ditë rregullojmë dhomën tonë duke u përpjekur ta bëjmë sa më të këndshme duke krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë. Por si mund ta arredojmë dhomën tonë bashkëshortore kur kanë kaluar disa vite martesë?

Pavarësisht elementëve që mund t’i shtojmë ose t’i heqim dhomës, krevati mbetet simboli dhe objekti kryesor.

“Në mënyrë që të nxitet jeta erotike e çiftit duhet që të përdorim mbulesa sa më të thjeshta, pa shumë lule dhe mundësisht material saten.
Krevati duhet të jetë shumë i rehatshëm dhe duhet të evitohen jastekët e shumtë për dekorim.
Një çift është si një trup i vetëm, kështu që duhet të kenë shumë gjëra dyshe të njëjta. 2 komodina, 2 abazhurë, 2 qirinj aromatikë...
Është shumë e rëndësishme që për të rifreskuar jetën martesore të mos mbani një TV në dhomë. Një film, një telenovelë apo një lojë futbolli do ta shpërqendronte vëmendjen e çiftit nga njëri-tjetri.
Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe ndriçimi dhe ngjyra e mureve të dhomës ndikojnë në jetën tonë seksuale.
Duhet shmangur ndriçimi i bardhë dhe sipër kokës së krevatit. Ky detaj, në dukje i parëndësishëm, do ta bënte trupin më transparent seç duhet: “Nuk duhet të ketë foto të familjes, ku keni dalë vetëm ju apo edhe foto që nxisin trishtim. Duhet të ketë piktura abstrakte ose foto që nxisin fantazinë tuaj erotike.”
Por mos harroni, përzgjedhja e muzikës së duhur është si një çelës intimiteti dhe eksitimi.
Megjithatë, mbani parasyh që të keni mbyllur perdet apo grilat, në të kundërt do të jeni një spektakël i vërtetë për fqinjët ose kalimtarët.

KOMENTE