Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasuria, Suksesi dhe Dashuria
English

Pasuria, Suksesi dhe Dashuria

Një tregim legjendar por shumë domethënës, që besoj se shumica e kanë dëgjuar.
Megjithatë po e postojmë(në respekt të një miku tonë) duke ju uruar të gjithëve sa më shumë dashuri, harmoni sukses dhe pasuri.

Kishte dalë një grua nga shtëpia e sajë dhe kishte parë tre pleq me mjekra të bardha dhe të gjata, të ulur në oborrin e shtëpisë së saj dhe asnjërin prej tyre nuk e njihte!
Dhe filloi gruaja t’i pyesë, duke u thënë: Mendoj se nuk ju njoh, por dukeni se jeni të uritur! – urdhëroni, hyni (brenda) që të hani ushqim!
Ata pyetën: A është aty i zoti i shtëpisë?
Gruaja u përgjigj: Jo, ai është jashtë.
Pleqtë: Atëherë ne nuk mundemi të hyjmë.
Pastaj, në mbrëmje kur u kthye burri, gruaja i tregoi se ç’kishte ndodhur.
Burri i tha: Shko dhe thuaj që të hyjnë!
Gruaja, doli dhe kërkoi nga ata që të hyjnë, pasi burri kishte ardhur.Ata (pleqtë) ia kthyen: Ne nuk hyjmë në shtëpi së bashku.
Gruaja (i pyeti): Pse?
Njëri prej tyre ia sqaroi duke thënë: Ky e ka emrin,,-Pasuria” dhe ia drejtoi gishtin tregues shokut të tij, ndërsa ky është,,-Suksesi” dhe bëri me shenjë drejt shokut tjetër, e unë jam,,-Dashuria”, dhe vazhdoi duke thënë “Tani, konsultohu me burrin tënd se kush prej nesh ka të drejtë (dëshiron) që të hyjë në shtëpinë tuaj”!
Hyri gruaja në shtëpi dhe e lajmëroi burrin për atë që i thanë ata (pleqtë).
Bashkëshortin e kaploi gëzimi dhe tha: Ah, sa e mirë është kjo, pasi është kështu le të hyjë Pasuria! Le të hyjë dhe ta mbushe shtëpinë tonë me pasuri!
Gruaja e kundërshtoi dhe i tha: I dashur, pse nuk e thërrasim Suksesin?
E gjithë kjo bisedë ishte në prezencën e nuses së djalit të tyre, e cila ishte në një kënd të dhomës e cila me shpejtësi e dha një propozim tjetër, tha: A s’është më mirë ta thërrasim Dashurinë? - kështu shtëpia jonë do të mbushet me dashuri!

Bashkëshorti: Atëherë le ta marrim propozimin e nuses se djalit tonë! Grua, dil dhe thirre Dashurinë, le të hyjë mysafiri ynë.
Gruaja doli dhe tha: Cili nga ju jeni Dashuria? Kërkoj të futet brenda dhe të jetë mysafiri ynë!
U ngrit Dashuria dhe filloi të ecë drejt shtëpisë. Pastaj, u ngritën edhe dy të tjerët (Pasuria dhe Suksesi)!
Gruaja u çudit! I pyeti Pasurinë e Suksesin: Unë e thirra vetëm Dashurinë, pse po hyni edhe ju së bashku me atë?
Dy pleqtë ia kthyen: Sikur ta thërrisje Pasurinë apo Suksesin, patjetër ne të dy do të mbeteshim jashtë, por pasi që thirre Dashurinë, ku shkon ajo shkojmë edhe ne së bashku me atë.
(Syle Dobroshi)

KOMENTE