Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sëmundja misterioze godet 20 vajza në mjedisin e shkollës
English

Sëmundja misterioze godet 20 vajza në mjedisin e shkollës

Anembanë qytetit LeRoy në shtetin Nju Jork është përhapur frikë dhe panik pasi një sëmundje e re është shfaqur krejt papritur duke përfshirë 20 vajza të reja gjatë një takimi me mësues prindër.

Simptomat ishin Spazma, dridhje, lëvizje të pakontrolluara të kokës e gjymtyrëve janë përjetuar nga rreth 20 vajza adoleshente në LeRoy, qytet rural në veri të shtetit Nju Jork.

Asnjë përgjigje nuk është dhënë lidhur me këtë fenomen dhe prindërit janë të shqetësuar pasi ajo u shfaq në mjediset e shkollës.
Por Departamenti i Shëndetësisë së shtetit Nju Jork arriti në përfundimin se nuk ishte shkak ambjenti i shkollës por kjo ka të bëjë me probleme psikologjike
që quhet“Çrregullim Konvertimi” që mund të shkaktohet nga konflikte psikologjike. Doktor Laszlo Mechtler i Institutit Neurologjik DENT, thotë se Çrregullimi i Konvertimit ndikon në grup tek vajzat e reja dhe kryesisht në komunitete të mbyllura ku të rinjtë shfaqin simptoma të ngjashme. Dr. Mechtler thotë se një rast i tillë psikomatik nuk ka ndodhur që prej shekullit të 16-të.

Megjithatë pritet të studiohet uji i pishëm në shkollë pasi mund të ketë ndonjë kimikat që mund të ketë reaguar më tepër te femrat dhe të shkaktonte të tilla simptoma.

KOMENTE