Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dëshmori i Atdheut Feti Vogli. Homazhe në Pallatin e Kongreseve
English

Dëshmori i Atdheut Feti Vogli. Homazhe në Pallatin e Kongreseve

Kapiteni Feti Vogli, i cili mbeti i vrarë 4 ditë më parë në Kandahar të Afganistanit do të nderohet nga Shteti shqiptar. Trupi i Voglit ka mbërritur rreth orës 03:05 të mëngjesit të sotëm në aeroportin “Nënë Tereza” me anë të një avioni të NATO-s.
Në orën 04 e 30 minuta kortezhi është nisur në drejtim të fshatit Baldushk, ku u zhvilluar ceremonia mortore familjare ndërsa më pas trupi i të ndjerit u transportua drejt Pallatit të Kongreseve ku po zhvillohen edhe homazhet për nder të tij.
I pari që ka zhvilluar homazhe në hollin e Pallatit të Kongreseve ka qënë ministri i mbrojtjes Arben Imami i cili më pas ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve. Më pas ka qënë shefi i shtabit të përgjithshëm Xhemal Gjunkshi i cili ka zhvilluar homazhe përpara arkivolit të Kapitenit Feti Vogli.

Në homazhe do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit si presidenti Topi, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Ndërsa në orën 13:00 arkivoli me trupin e pajetë të kapitenit Feti Vogli do të dërgohet në Varrezat e Dëshmorëve ku do të zhvillohet edhe ceremonia e Apelit të Fundit që do të mbahet nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan Demiri.
Kapiteni Feti Vogli u vra gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit ku si pasojë e këtij sulmi u plagos edhe nëntetari Aleksandër Peci.

KOMENTE