English

Super Toka-planeti i ri i përbërë nga uji

Astronomet konfirmuan zbulimin e një klase të re planetësh. Bëhet fjalë për planetin e quajtur GJ 1214b, të cilin shkencëtarët e pag[zuan me emrin "Super Toka".
Planeti u pikas nga teleskopi Hubble. Pamjet konfirmojn[ pranin[ e ujit në të në sasi shumë të mëdha. Uji ndodhet kudo, madje edhe në atmosferën e trashë dhe të lagësht të planetit.
"Gj 1214b nuk ka krahasim me asnjë planet tjetër që ne njohim deri më tani", thotë Zachory Berta, shkencëtari udhëheqes i studimit nga "Harvard Smithsonian Center for Astrophysics".
Super Toka u zbulua për herë të parë në vitin 2010. Në atë kohë u dyshua se atmosfera e tij përbëhej nga uji ose nga një mjegull e dendur, e ngjashme me atë që mbulon Titanin, satelitin natyral të Saturnit.
Grupi i astronomeve të udhëhequr nga Zachory Berta rianalizuan atmosferen e Gj 1214b duke përdorur edhe teknologji më të përparuar të teleskopit Hubble. Rezultati ishte zbulimi i një atmosphere me densitet më të qëndrueshme se atmosfera që përbëhet nga mjegullat. Përllogaritjet arritën në përfundimin se planeti i ri, me përmasa më të medha se Toka, por më të vogla se Jupiteri, ka më shumë ujë se planeti ynë.
Por uji në Super Tokën është i shpërndarë masivisht në atmosferë në formën e "akullit te nxehte". Temperatura në ketë planet është e lartë.
"Temperaturat e larta dhe presioni në nivele të larta formojne atë që ne e quajme 'akulli i nxehte', ose ndryshe 'uji superfluid', substanca këto krejtesisht të huaja për ne dhe eksperiencën tonë çdo ditë këtu në Toke", thotë profesor Berta.
Planeti është në një distancë "të afërt" me Tokën, në krahasim me zbulimet e tjera. Ky fakt e bën atë një ndër kandidatet potencial për të qëndruar nën vezhgim nga një teknologji më e përparuar e teleskopeve, ai "James Webb Space Telescope", i parashikuar per t'u hedhur ne hapesirë në fund të kësaj dekade.

KOMENTE