Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Forcat Ajrore vazhdojnë operacionin për banorët e bllokuar nga dëbora
English

Forcat Ajrore vazhdojnë operacionin për banorët e bllokuar nga dëbora

Dita e sotme ka shënuar një fluks të madh fluturimesh për helikopterët e Forcave Ajrore. Gjatë gjithë ditës ata kanë kryer disa misione dhe kanë transportuar 185 pako ndihma ushqimore për banorët e fshatrave që ende ndodhen të bllokuar nga dëbora, që nga Dragobia e Tropojës, Fierza e Pukës dhe deri në Dardhas të Pogradecit. Kështu, në orën 10.55 një helikopter B-205 dhe dy helikopterë B-105 të Bazës Ajrore të Farkës, u nisën për të transportuar 60 pako me ndihma ushqimore në fshatin Dragobi të komunës Margegaj, të rrethit Tropojë. Të tre helikopterët përfunduan me sukses misionet e fluturimit dhe pasi iu dorëzuan ndihmat ushqimore për banorët autoriteteve lokale të fshatit Dragobi, u kthyen në Bazën Ajrore në Farkë.
Ndërkaq, tre helikopterë të tjerë, një tip AB-205 dhe dy tip B-105, rreth orës 12.35 janë nisur me mision për transportimin e 50 pakove me ndihma ushqimore në fshatrat Zhergë, Vlad dhe Kam të komunës Bytyç të rrethit të Tropojës. Në orën 14.25 ata përfunduan me sukses misionin dhe u kthyen në Bazën e Farkës.
Gjithashtu, në orën 15.05 tre helikopterë të Forcave të Armatosura, një AB 205 dhe dy BO 105, fluturuan drejt fshatit Gralisht, Bugjan dhe Kokëdod të komunës Fierzë në rrethin e Pukës për të transportuar 60 pako me ndihma ushqimore për banorët e këtyre fshatrave. Në orën 16.20, pilotët e helikopterëve, pasi realizuan uljet në destinacionet përkatëse dhe dorëzuan ndihmat ushqimore pranë autoriteteve të fshatrave, u kthyen në bazën e tyre në Farkë.
Ndërsa në orën 16.25 një helikopter i tipit B-105 u nis drejt komunës Dardhas të Pogradecit me 15 pako ndihma ushqimore dhe, pasi i shkarkoi ato me sukses, u kthye në Bazën Ajrore të Farkës.

KOMENTE