Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DROGA rritej në bunker nën një fushë. Zbulohet nga policia (FOTO)
English

DROGA rritej në bunker nën një fushë. Zbulohet nga policia (FOTO)

Një bandë droge gjeti veten në telashe pasi u zbulua nga policia e cila gjeti fermën e tyre me kanabis në bunker nën një fushë.

Zyrtarët nga Avon dhe policia e Somerset gjeti 130 bimë me vlerë 130 mijë euro,
duke përdorur kamera me imazhe termike, për të identifikuar pjesë të ngrohjes nën tokë në Shipham, Somerset.

Droga ishte e fshehur dhe e maskuar mirë sa ne u tronditëm për këtë fabrikë.

Ajo kishte dritë dhe ujë të mjaftueshëm për rritjen e bimëve. Këto lloj fabrikash po vijnë e po zhvillohen gjithmonë në kushte më të përparuar dhe më të mbrojtura për të mos u gjetur.
Fabrika u zbulua duke u mbështetur në informacionet e marra nga komuniteti.
Pas një kontrolli në shtëpinë që dyshohej ndërsa policia kërkonte në dysheme, i tërhoqi vëmendjen një pasqyrë e madhe e varur në mur në mënyrë jo të zakonshme e cila fshihte nga mbrapa një derë të madhe të një dhome e cila të çonte në bunkerin e madh ku ishte pjesa më e madhe e mbjellë.
Ndërkohë policia kishte gjetur dhe një armë me kalibër 0,22 ajër.
Personat u arrestuan dhe policia ndihej e suksesshme për operacionin e kryer ndërkohë që i bën thirrje komunitetit të bashkëpunojnë sa më shumë me policinë.

KOMENTE